Aksident i rëndë afër Kërçovës! Humb jetën i riu, plagosen 5 të tjerë

Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Makedonski Brod – Kërçovë. Në aksident janë përfshirë një “BMW” me targa të huaja dhe një “Audi”, si dhe katër automjete të tjera të parkuara.

Për pasojë, 23-vjeçari M.K. ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i “Audit”, 40-vjeçari Gj.I., ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spital. Pesë persona të tjerë janë plagosur, përfshirë katër që ndodheshin në automjetet “Mercedes” dhe “Audi”. Dy prej tyre janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.

Një ekip hetimor nga SPB Manastir është në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.