E dinit? Ja cila shqisë shuhet e fundit kur vdes një person - Lajme

E dinit? Ja cila shqisë shuhet e fundit kur vdes një person

Sipas hulumtimeve, dëgjimi është shqisa e fundit që njerëzit humbasin kur vdesin. Shkencëtarët kanë zbuluar se truri vazhdon të regjistrojë tinguj edhe nëse trupi i pacientit nuk përgjigjet më.

Kjo shpjegon pse mjekët shpesh u thonë familjeve të pacientëve që po vdesin që të flasin me ta, të thonë një fjalë të mirë, t’i ngushëllojnë, të largojnë frikën e tyre nga vdekja.

Ky hulumtimi, i publikuar në qershor 2020, tregoi se truri i pacientëve që po vdesin ende regjistron aktivitet në përgjigje të tingujve.

Studiuesit monitoruan aktivitetin e trurit në 17 pacientë të shëndetshëm dhe 13 të cilët ishin shtruar në spital për të sëmurët terminalë, tetë prej të cilëve treguan një përgjigje ndaj tingujve dhe pesë që nuk treguan fare shenja të aktivitetit të trurit.

Secilit pacient iu luajtën dy lloje këngësh me pesë nota, njëra me nota identike të përsëritura dhe tjetra me ndryshime të zërit ose modele të ndryshme.

Pacientëve të shëndetshëm dhe reagues iu kërkua të numëronin numrin e këngëve në të cilat këto modele ndryshuan. Shkencëtarët zbuluan se modelet e aktivitetit të trurit tek ata që nuk përgjigjen ishin të ngjashme me ato të pacientëve të shëndetshëm, duke sugjeruar që njerëzit ende dëgjojnë ndërsa vdesin.

Kemi paraqitur prova që të paktën disa pacientë që vdesin, kur nuk janë në gjendje t’i përgjigjen stimujve verbalë nga një familje ose profesionist i kujdesit shëndetësor, megjithatë dëgjojnë dhe bëjnë përgjigje nervore ndaj një sërë stimujsh të thjeshtë dëgjimor.

Kjo është në përputhje me propozimin se dëgjimi është një nga shqisat e fundit që humbet funksionin kur dikush vdes, kështu që të dashurit duhet të vazhdojnë të komunikojnë me të dashurit e tyre në shtratin e vdekjes për aq kohë sa të jetë e mundur, thotë hulumtimi.

Related Posts

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur…

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Një psikiatër i njohur ka ndarë arsyet pse ai nuk pi alkool, duke u bazuar në përvojën e tij me pacientët. Dr. Daniel Amen, i cili gjithashtu…

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të……