Bieta Sulo i ankohet Edi Ramës për mënyrën se si trajtohen pasagjerët në tragete - Lajme

Bieta Sulo i ankohet Edi Ramës për mënyrën se si trajtohen pasagjerët në tragete

Gazetarja e moderatorja Bieta Sulo ka qenë së fundmi në një udhëtim në Itali prej nga është kthyer me traget. Ankesat e saj, siç thuajse të të gjithë atyre që kanë udhëtuar qoftë edhe një herë me target, janë të shumta e të renditura prej vetë gazetares në fjalët e mëposhtme. Sikur të mos mjaftonin temperaturat e larta dhe orët e gjata të pritjes e udhëtimit me traget, duhet të përballesh çdo ditë edhe me mungesën e organizimit deh drejtuesit e kompanive lundruese.

Postimi i Bieta Sulos:

SKANDALOZE mënyra sesi trajtohen pasagjerët që udhëtojnë me traget. Fotot e mësipërme i kam bërë mbrëmjen e djeshme, nuk i përkasin dekadave të shkuara, fatkeqësisht.

Duhej të udhëtonim mbrëmjen e së dielës nga porti i Barit për në Durrës. Lundrimi u anullua. Jo për arsye të motit, pasi linjat e tjera vijonin, thjesht s’kishte arsye. Shkojmë të interesohemi te “desku” i kompanisë, por sportelet e saj të mbyllura. Askush për të të dhënë një shpjegim/orientim.

“Rrahim” telefonat me operatorët në Durrës, për të kuptuar çfarë marrin përsipër kompanitë lundruese në raste anullimesh. Përgjigjia që vinte nga matanë bregut të Adriatikut ishte: ku e njohin fjalën kompensim këta mi, në këtë fluks të jashtëzakonshëm që kanë, u plas shumë se ça ndodh. Ne gjetëm nga një dhomë hoteli aty afër, ama dhjetëra familje të tjera e kaluan natën nën qiell të hapur.

Një ditë më pas. Në 10.30 të mengjesit do të bëhej nisja. Mbërritja parashikohej diku nga ora 6 e pasdites. U futëm në traget.

Ora 12 nuk ishim nisur ende… më në fund një zë nga altoparlantët bëhet i gjallë dhe na thotë që për “arsye operative” do të kishim “një vonesë prej më shumë se 90 minutash”. Në atë moment sapo ishin bërë. Më në fund, diku nga ora 13.30 (3 orë me vonesë, pas anullimit të një nate më parë) u nisëm.

Rreth orës 21.00 udhëtarët u nxorrën nga dhomat, ndërkohë që trageti u ankorua në Durrës në orën 22.30. Por u deshën edhe 90 minuta të tjera që më në fund të preknim tokën. Si me magji gjatë këtyre tri orëve, pushuesit e grumbulluar shkallëve dhe korridoreve, me fëmijët që grindeshin dhe fytyrat e lodhura, u shndërruan në refugjatë. Këto janë pamjet e kësaj mbrëmjeje, kur pushimet të kthehen në hall.

Arroganca e kompanive të trageteve, që duket sikur të kanë në dorë jetën përtej pushimeve, që i trajtojnë njerëzit jo në dinjitetin që u takon, por sikur janë bagëti, duhet të marrë fund! Pamjet si të emigrantëve që shkonin në Amerikë në fillim shekullin XX, nuk kanë vend në 2024! @ediramaal

Bieta Sulo i ankohet Edi Ramës për mënyrën se si trajtohen pasagjerët në tragete

Related Posts

Me 23 në orën 14 : 30 një lajm ZYRTAR do të ju ndryshojë JETËN… Paolo Fox paralajmeron “

Me 23 në orën 14 : 30 një lajm ZYRTAR do të ju ndryshojë JETËN… Paolo Fox paralajmeron “

DASHI Ata që duan të flasin për dashurinë gjatë orëve të ardhshme do të jenë të favorizuar. Venusi nuk do të jetë më në kundërshtim nga e…

Alarm në avionin Athinë-Londër, një pajisje shpërtheu në bord (Video)

Alarm në avionin Athinë-Londër, një pajisje shpërtheu në bord (Video)

Një avion që ishte nisur nga aeroporti i Athinës në drejtim të Londrës është evakuuar me shpejtësi pas shpërthimit të një pajisjeje në brendësi. Fatmirësisht të 236…

Plas sherri në “E Diell”, Shqipja dhe Erjola përplasen keq: Ule zërin! Mos më ndërhy

Plas sherri në “E Diell”, Shqipja dhe Erjola përplasen keq: Ule zërin! Mos më ndërhy

Dy panelistet e rubrikës “Pa filtra” në E Diell, Shqipe Hysenaj dhe Erjola Doçi janë përplasur me njëra-tjetrën duke ngritur tonet e zërit. Shkak u bë tema…

‘Djali më mbante, nusja më godiste me bishtin e fshesës! E dhunoi i biri me nusen, 74-vjeçarja rrëfen tmerrin

‘Djali më mbante, nusja më godiste me bishtin e fshesës! E dhunoi i biri me nusen, 74-vjeçarja rrëfen tmerrin

Disa ditë më parë, një 74-vjeçare denoncoi djalin dhe nusen e djalit se e kanë dhunuar. E moshuara ka rrëfyer për “News 24” tmerrin që ka kaluar,…

Eksploziv banesës në Vaun e Dejës

Eksploziv banesës në Vaun e Dejës

Shpërthim me eksploziv në portën e një banese në Bushat të Vaut të Dejës. ‘Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme…

Vajza i bëri video NJERKUT të saj kur ngelën të dy VETËM. Nëna filloi te bërtas kur e pa videon..

Vajza i bëri video NJERKUT të saj kur ngelën të dy VETËM. Nëna filloi te bërtas kur e pa videon..

Vajza i bëri video NJERKUT të saj kur ngelën të dy VETËM. Nëna filloi te bërtas kur e pa videon.. ⬇️Pamjet jane menjehere ne vazhdim, KLl.K0 PER…