Aksidenti i shkaktoi infeksion, 20-vjeçarit i rridhte truri nga hundët prej 6 vitesh - Lajme

Aksidenti i shkaktoi infeksion, 20-vjeçarit i rridhte truri nga hundët prej 6 vitesh

Një i ri zbuloi se rrjedhja e vazhdueshme nga hunda e tij nuk ishte alergji, rrufë apo grip, por lëngu i trurit të tij që po dilte për shkak të një aksidenti që kishte pësuar disa vite më parë.

Ky zbulim i tmerrshëm u publikua në “Journal of Medical Case Reports” këtë muaj.

Bëhet fjalë për një 20-vjeçar sirian, i cili vuante prej gjashtë vitesh nga dhimbje koke, kriza epileptike dhe një hundë që i rridhte vazhdimisht. Simptomat e tij kishin nisur pas një aksidenti automobilistik, por ai nuk kërkoi ndihmë mjekësore.

Skanimet e kokës treguan se i riu kishte pësuar një frakturë në bazën e kafkës, me indet e trurit që po kalonin përmes frakturës dhe po dilnin nga hunda e djathtë. Kjo gjendje në mjekësi njihet si “encephalocele”, që zakonisht është një defekt i lindur, por në rastin e 20-vjeçarit ishte shkaktuar nga trauma që kishte marrë në kokë për shkak të aksidentit automobilistik.

Më e pabesueshme është fakti që fillimisht ai refuzoi operacionin për të rregulluar problemin, edhe pasi u diagnostikua me një gjendje të rëndë infeksioni. Më vonë, ai pranoi të kryente operacionin, ku specialistët rikthyen indet e trurit në vendin e tyre dhe riparuan kafkën e tij.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, i riu sirian fatmirësisht arriti të shërohej plotësisht, pa asnjë komplikacion të mëtejshëm.

Related Posts

E rëndë në Itali! Nëna qëllon djalin e saj me plumb në kokë dhe më pas kryen vetëv*asje! 15-vjeçari në luftë për jetën

E rëndë në Itali! Nëna qëllon djalin e saj me plumb në kokë dhe më pas kryen vetëv*asje! 15-vjeçari në luftë për jetën

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Itali, ku një grua ka qëlluar me plumb në kokë djalin e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ndodhi…

Ilir Meta: Numri i lopëve është përgjysmuar, Partia e Lirisë ka një program konkret për të mbështetur fermerët (VIDEO)

Ilir Meta: Numri i lopëve është përgjysmuar, Partia e Lirisë ka një program konkret për të mbështetur fermerët (VIDEO)

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se forca e tij politikë ka një plan konkret për të mbështetur me pagesa direkte fermerët, në mënyrë që…

S’i lejon kurrë fëmijët e saj t’i konsumojnë, mjekja tregon ushqimin dhe pijen më të pashëndetshme

S’i lejon kurrë fëmijët e saj t’i konsumojnë, mjekja tregon ushqimin dhe pijen më të pashëndetshme

Një mjeke italiane dhe nënë e dy vajzave ka zbuluar se ajo nuk i lejon kurrë fëmijët e saj të konsumojnë dy produkte shumë të zakonshme. Dr….

“TikTok”-erja qau kur mori vesh kuptimin e tatuazhit që kishte bërë në Fixhi

“TikTok”-erja qau kur mori vesh kuptimin e tatuazhit që kishte bërë në Fixhi

Një australiane, e njohur në TikTok si Amy Dickinson, qau pasi mori vesh kuptimin e tatuazhit që kishte bërë gjatë pushimeve në Fixhi. Amy, e cila ka…

Gruaja merr lajmin tronditës kur zbulon se çfarë e ka burrin

Gruaja merr lajmin tronditës kur zbulon se çfarë e ka burrin

Në grua ne Amerikë mbeti e habitur kur zbuloi pas më shumë se një dekade martesë se burri i saj ishte edhe kushëriri i saj. Celina Quinones,…

Detektivja ngel pa fjalë! Erdhi një zonjë kërkoi të ndiqnim burrin, por ja me ke e tradhtonte

Detektivja ngel pa fjalë! Erdhi një zonjë kërkoi të ndiqnim burrin, por ja me ke e tradhtonte

Detektivja e njohur, Shkënda Lili, ka rrëfyer një histori të pazakontë nga puna e saj. Ajo ka treguar se si një grua shkoi pranë zyrave të saj…