Gjendja e Klea Prengës pasi e çanë me shishe në fytyrë motrat Berisha

Klea Prenga, e cila u dhunua disa ditë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka ndarë disa foto që tregojnë gjendjen e saj aktuale.

Në fotot e publikuara, duket se gjendja e modeles është përmirësuar ndjeshëm, megjithëse shenjat e dhunës janë ende të dukshme dhe ajo vazhdon të trajtohet.

“Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses,”-ka shkruar ajo, duke cituar një frazë nga Bibla.

Kujtojmë se dje policia sekuestroi dy automjete: Makinën që motrat Berisha përdorën natën e ngjarjes dhe makinën me të cilën lëvizën më pas.

Çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës, dhe është lëshuar urdhër ndalimi për të dyja motrat, të cilat akuzohen për plagosje të rëndë në bashkëpunim.