Binjaket siameze lexojnë mendimet e njëra-tjetrës

Kur lindën, mjekët ishin të pashpresë nëse do të mbijetonin, mirëpo ndodhi krejt e kundërta dhe binjaket siameze janë në gjendje të mirë shëndetësore.

E ëma, e mori vesh se ishin të ngjitura bashkë që në muajt e parë të shtatzënisë dhe pavarësisht nga kjo, nuk i shkoi kurrë në mend që t’i abortonte.

Pra, mund të shohin nëpërmjet syve të njëra-tjetrës, të kontrollojnë pjesët e trupit të njëra-tjetrës dhe të ndiejnë çfarë ndien tjetra.

Në një video, e ëma demonstroi lidhjen e tyre unike, duke mbuluar sytë e njërit binjak dhe duke prekur tjetrin. Më pas i kërkoi binjakes me sytë e mbyllur të tregonte se ku e kishte prekur binjaken tjetër.

“Pa folur fare mund të ngrihet njëra dhe të marrë diçka për të ngrënë për binjaken tjetër. Nuk flasin asnjë fjalë dhe prapë e dinë çfarë dëshiron tjetra”, u shpreh e ëma.

Për sa i përket mundësisë së ndarjes, ekspertët kanë paralajmëruar se mund të jetë vdekjeprurëse, pasi ndajnë të njëjtin organ jetësor, trurin.