2 vajzat u përplasën me makinë, Fatjoni dhe Mario grushta njëri- tjetrit! Nxjerrin edhe armën!

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga incidenti i ndodhur pranë rreth-rrotullimit të TEG-ut në Tiranë. Mësohet se shofere të mjeteve që janë “fërkuar” sipas policisë kanë qenë dy vajza dhe jo dy djemtë e përfshirë në konflikt.

Pas përplasjes së mjeteve, vajzat kanë telefonuar të afërmit e tyre dhe në vendngjarje ka mbërritur i pari Fatjon Dauti, i cili më pas është përfshirë në një konflikt fizik me Mario Baramin, të afërmin e shoferes tjetër.

Fatjon Dauti ka përfunduar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore për plagët e marra gjatë konfliktit. Policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka gjetur edhe një armë zjarri, por ende nuk është konfirmuar se cilit prej personave të përfshirë i përket.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, tregojnë një nga mjetet luksoze, me targa angleze, të përfshira në aksident, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.