Tiranë/Kërcënoi me thikë taksistin dhe i vodhi paratë, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka kërcënuar me thikë taksistin dhe i ka vjedhur paratë në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M. S. banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka qenë pasagjer në taksi kur ka kërcënuar me thikë taksistin dhe i ka vjedhur paratë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 vunë në pranga 28-vjeçarin.