Report Tv siguron pamjet ekskluzive të makinës që përplasi për vdekje avokatin Leonard Dingo në Durrës! I riu ende në kërkim, kishte pak ditë që kishte ardhur nga Greqia

Avokati nga Tirana, Leonard Dingo ka humbur jetën në aksident në orën 01:00 pas mesnate të datës 21 gusht. Ai ndodhej me pushime në Golem dhe natën e aksidentit ka qenë duke kaluar rrugën, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet që dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Report tv ka siguruar pamje ekskluzive, ku shihet makina Mercedes Benz, ngjyrë e bardhë vetem pak sekonda para aksidentit

I riu në Durrës përplas avokatin për vdekje dhe e la në rrugë, kolegët e viktimës hedhin dyshime për vrasje të qëllimshme

Artur Korriku

Aldo Mustafa
24 Gusht, 11:09 | Përditesimi i fundit: 24 Gusht, 11:41

Share

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Avokati nga Tirana, Leonard Dingo ka humbur jetën në aksident në orën 01:00 pas mesnate të datës 21 gusht. Ai ndodhej me pushime në Golem dhe natën e aksidentit ka qenë duke kaluar rrugën, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet që dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Report tv ka siguruar pamje ekskluzive, ku shihet makina Mercedes Benz, ngjyrë e bardhë vetem pak sekonda para aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është 22 vjeçari Erjon Kacani, i cili pasi përplasi për vdekje avokatin u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. I riu nga Tirana ka braktisur automjetin në fshatin Arapaj të Durrësit dhe më pas është larguar. Ai ende nuk është arrestuar nga policia. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i riu ishte emigrant në Greqi dhe kishte pak ditë që kishte ardhur. Report tv siguron foton ekskluzive të makinës së sekuestruar nga policia e Durrësit.

Dinamika si ka ndodhur aksidenti
Duke u nisur nga ekzaminimi i automjetit dhe deformimet që mjeti ka pësuar për shkak të përplasjes si dhe nga copat e mbledhura në vendngjarje rezulton se automjeti ka qenë me shpejtësi mbi normën e lejuar në atë segment rrugor. Ndërkohë që viktima është ndodhur në rrugë të makinës.