Vranë 72-vjeçarin dhe e hodhën në përrua, Gjykata merr vendimin për bashkëpunëtorët e ngjarjes

Është marrë vendimi nga Gjykata e Gjirokastrës për dy të akuzuarit e vrasjes së Faik Ajdinit.

Skënder Ajdini mori dënimin arrest me burg, ndërsa për të birin, Bledar Ajdini Gjykata caktoi detyrim paraqitjeje.

Babë e bir akuzohen se ndihmuan autorin e vrasjes, Blerti Kanushi, për të fshehur trupin e 72-vjeçarit.

Pritet që të paraqitet në Gjykatë autori i ngjarjes, edhe Darovi Ajdini, 64-vjeçarja e që akuzohet si bashkëpunëtore në fshehjen e trupit të viktimës.