Gruaja denoncon burrin: Mua më ka dhunuar, djalin e mitur e ka ngacmuar seksualisht

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili akuzohet për ushtrimin e dhunës psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Përveç kësaj, 42-vjeçari me iniciale S.Z dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tij të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë ndaluar 42-vjeçarin, banues në Tiranë, pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja.

Materialet lidhur me këtë rast janë referuar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur.