Xhovana Nikolli akuzon Nuredin Dumanin se i vuri tritol në derën e banesës: S’është burrë por ordiner

Xhovana Nikolli ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale lidhur me tritolin që iu vendos banesës që ajo kishte marrë me qera, bashkë me të motrën e saj në Elbasan.

Përmes një reagimi në Instagram, e reja i ka përcjellë një mesazh të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, të cilin e akuzon si porositësin e vendosjes së lëndës plasëse në banesën e saj.

Kujtojmë se Xhovana Nikolli ishte shenjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan, që rezultoi në plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm.

Xhovana Nikolli shkruan: Burrni është të merresh me femra! Ti s’je burrë por k****! Unë çfarë them nuk e tërheq mbrapsht deri në frumën e fundit.

Nuk jam ajo femër që dorëzohet aq lehtë, o Nuredin Dumani. Hajde më hidh prapë tritol në qoftë se je burrë me bole, mos nis këlysha natën. Se more në qafë njerëzit e gabuar mor ordiner