Ngjarje e rëndë në Maliq, 71-vjeçari tenton të përd’hunojë një vajzë 9-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një 68-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një 9-vjeçare.

Sipas deklarimeve, bëhet me dije se i moshuari Pëllumb Lamçe, 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, e ka zhveshur 9-vjeçaren me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Mësohet se ka qenë një vajzë tjetër më e rritur në moshë, që i ka parë në këndi i lojërave tek shkolla e fshatit dhe ka ndërhyrë menjëherë për të larguar të moshuarin.

Sipas banorëve, i moshuari ka qenë i martuar, me dy fëmijë, bashkëshortja me fëmijët jetojnë jashtë vendit, ndërsa ai jetonte i vetëm në shtëpi.

68-vjeçari ra në prangat e policisë ndërsa ka nisur edhe hetimi për rastin.