Përplasen dy automjete në autostradën Levan-Vlorë. Çahen barrierat metalike

VLORË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Vlorë ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë, kanë dëme të konsiderueshme materiale.

Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.