Rrëfehet kanibali i fisit indigjen: I hamë njerëzit për t’i ndëshkuar!

Një YouTuber i famshëm ka biseduar me një kanibal të një fisi indigjen, i cili i shpjegoi atij pse ata i hanë njerëzit.

Drew Binsky, një bloger amerikan udhëtimesh, i cili pohon se ka vizituar të 197 vendet e botës, ka ndarë me ndjekësit e tij detaje nga vizita e tij në ishullin Papua, shtëpia e fisit Korowai, të njohur për praktimin e kanibalizmit.

Ky fis, i cili përbëhet nga rreth 3000 persona, sigurojnë mbijetesën kryesisht duke u ushqyer me peshq dhe bimë. Mirëpo, arsyeja pse ata hanë njerëz nuk ka të bëjë me mbijetesën.

Nga biseda me kanibalin, Bisnky rrëfen se ata nuk i hanë njerëzit për të siguruar vlera ushqyese apo kënaqësi. Sipas tij, ata i hanë njerëzit për t’i ndëshkuar për gabimet e tyre.

“Nëse dikush vjedh diçka, ai do të ndëshkohet në këtë formë”, shpjegoi YouTuber-i.

Në bisedën e tij me kanibalin, ky i fundit rrëfeu se frikësohej njerëzve të tjerë që vizitonin ishullin, duke menduar se ata “do ta hanë atë”.

Fisi Korowai besojnë se vdekjet misterioze nga sëmundjet i atribuohen Khakua-ve ose demonëve të këqij që marrin formën njerëzore.

Ata besojnë se Khakua-të maskohen si miq ose anëtarë të familjes në një përpjekje për të fituar besimin e fisit në mënyrë që t’i vrasin më vonë.

“Është traditë e Korowait të kryesh rituale kanibaliste ndaj kujtdo që besohet se është Khakua, në mënyrë që ata të mund të mbrojnë anëtarët e fisit… është pjesë e një sistemi drejtësie të bazuar në hakmarrje”, shpjegoi më tej Bisnky.