Gjen nënën biologjike pas 44 vitesh

E quante veten “princi i vogël”, realiteti i thyer i Indritit: Një ditë më thanë “je fëmijë i ardhur”

Puntata e parë e “Ka Një Mesazh Për Ty” në këtë sezon të ri të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan çelet me Indritin. Ai vjen nga Italia ku jeton prej 22 vitesh dhe ka një familje të bukur me dy vajza e bashkëshorten.

Për 44 vite, Indriti ka besuar në një tjetër realitet. Ai ka jetuar 21 vite në Bolenë të Vlorës ku dhe mendonte se ishte lindur, ndonëse e vërteta ishte ndryshe. Në këto vite, Indriti u rrit nga dy prindër që i plotësonin gjithçka brenda atyre mundësive modeste që kishin, e trajtonin me dashuri të shumëfishtë sa ai e quante veten “princi i vogël”.

Kjo zgjati derisa një ditë, tabloja e këtij realiteti në dukje perfekt, u thye nga një fjali e vetme.