Skenë e pazakontë në Tiranë/ I riu me përparëse duket sikur është arratisur nga spitali

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur qytetarët e Tiranës mesditën e djeshme. Një burrë i veshur me përparëse spitali, zbathur është parë duke u endur nëpër rrugët e kryeqytetit, duke ngjallur habi dhe shqetësim mes kalimtarëve.

Burri kishte shenja të dukshme plagosjeje në fytyrë. Skena ka bërë që shumë prej tyre të mendojnë se ai mund të jetë arratisur nga spitali.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se burri dukej i hutuar dhe i pamundur për të dhënë ndonjë shpjegim mbi situatën e tij.

Mbetet ende miater se si burri ka arritur të largohet nga spitali ku ka qenë shtruar apo bëhet fjalë për ndonjë skenë tjetër të mundshme.

Kjo skemë ka ngjallur debate në rrjetet sociale midis përdoruesve…