Të shtënat me armë pranë fushës së tij të golfit në Florida, reagon Donald Trump: Nuk do të dorëzohem kurrë

SHBA- Ka reaguar ish-presidenti Donald Trump pas të shtënave me armë zjarri pranë tij, teksa ai ishte duke luajtur golf në klubin në pronësi të tij në Florida.

Ish-presidenti siguroi mbështetësit e tij se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe i sigurt, ndërsa shtoi se nuk do të dorëzohet kurrë.

“Ka pasur të shtëna armësh në afërsi, por përpara se thashethemet të dilnin jashtë kontrollit, doja që ju të dëgjoni së pari këtë: JAM I SIGURT DHE MIRË! Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë! Unë gjithmonë do t’ju dua që më mbështetni. Bashkim. Paqe. Bëjeni Amerikën të Madhe Përsëri.” shkroi ai në një email për mbledhjen e fondeve.