Stradner ironizon rikthimin e shërbimit ushtarak nga Vuçiq: Një tjetër marrëzi, teksa kërkon vëmendje nga Perëndimi

Ivana Stradner, ekspertja e fushës së sigurisë dhe informacionit dhe vëzhguese e thellë e gjendjes në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit serb, Alkesandar Vuçiq për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Stradner e ka quajtur këtë një hipokrizi të radhës të Vuçiqit si përpjekje për të tërhequr vëmendjen e perëndimit.

Lexo Edhe:
Promoted content

Herbeauty
Marissa DuBois: Uncover 6 Secrets About This Viral Instagram Star
Learn more
Përmes një postimi në “X” Stradner ironizoi situatën, duke përmendur se qytetarët serbë po bëjnë shaka në rrjetet sociale sesi do ta kundërshtojnë këtë urdhër.
“Një tjetër marrëzi e Vuçiqit teksa kërkon vëmendje nga Perëndimi. Është qesharake të lexosh komentet online – serbët po bëjnë shaka se si do ta kundërshtojnë këtë urdhër. Ndërkohë, njerëzit nacionalistë pro-Vuçiqit i dërgojnë fëmijët e tyre për të studiuar në Perëndim dhe në shkolla ndërkombëtare në Serbi”, ka shkruar Stradner.