Aksident në Durrës, makinat përplasen me njëra tjetrën, përfundojnë në oborrin e një banese

Nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por dëme të shumta materiale si në mjetet, ashtu edhe në rrethimin e oborrit të banesës.

DURRËS- Një aksident është regjistruar paraditen në Durrës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në oborrin e një banese në rrugën “Azem Hajdari” në Spitallë mëngjesin e sotëm. Nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por dëme të shumta materiale si në mjetet, ashtu edhe në rrethimin e oborrit të banesës.

Mësohet se ky është rasti i dytë ku brenda pak ditësh në po të njëjtin vend, makinat përfundojnë nga përplasja e fuqishme drejt e në oborrin e banesave të zonës.