Aksident fatal në Santorini, i riu shqiptar humb kontrollin mbi motorin, përplaset me një makinë

Menjëherë pas aksidentit, i riu shqiptar është transportuar në spital po nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Santorini në Greqi, ku ka humbur jetën një 29-vjeçar shqiptar. I riu ishte duke drejtuar motorin e tij dhe mësohet se ka humbur kontrollin duke u përplasur me një makinë e cila drejtohej nga një vajzë 27-vjeçare.

Nga të dhënat e policisë shoferja e makinës nuk ka pasur lëndime. Menjëherë pas aksidentit, i riu shqiptar është transportuar në spital po nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia vijon hetimin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.