“Përmbytjet e shekullit”/ Evropa goditet nga moti i keq, shi i dendur dhe 10 viktima

Armand Haderllari është arrestuar gjatë operacionit “Tempulli 4”. Ai është i njohur për pjesëmarrjen e tij në Big Brother Albania në vitin 2010.

Haderllari punonte si menaxher në disa nga lokalet e njohura të natës në zonën e ish-Bllokut dhe, përveç menaxhimit, ai merrej edhe me shpërndarjen e kokainës.

Kryesisht, klientët e tij ishin VIP-a të njohur dhe frekuentues të jetës së natës në Tiranë. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine, me një çmim që arrinte deri në 12 mijë lekë për 1 gram.

Aktualisht, antidroga e Tiranës po heton për individë të tjerë të përfshirë në shpërndarjen e drogës, si bashkëpunëtorë të Haderllarit.