Nëna braktis fëmijët dhe shkon të jetojë në stan me të dashurin që njohu në TikTok

Një nënë e tre fëmijëve pasi njohu në TikTok një zotëri 8 vjet më të ri se vetja thotë se u dashurua me të, duke lënë burrin dhe fëmijët e saj për të jetuar me të dashurin e ri në stan.

Adriatik Kullolli e ka njohur nënën e tre fëmijëve (dy djem të moshës 14 dhe 6 vjeç dhe një vajzë 11 vjeç) në TikTok para 8 muajsh. Takimi i tyre u realizua më 14 gusht, kur nëna vendosi të braktiste burrin dhe fëmijët e saj, me të cilët jetonte në Bilisht, dhe të shkonte te Adriatiku.

Dhjetë ditë pas këtij vendimi, babai i fëmijëve vdiq. Në këto kushte, nëna u rikthye për të marrë fëmijët dhe i çoi në stan në Mallakastër, duke i hequr ata nga jeta e mëparshme në Bilisht. Ata tani jetojnë së bashku dhe e bëjnë jetën e tyre publike në TikTok, duke marrë qindra klikime.

Çifti dhe fëmijët flinin në të njëjtën hapësirë, por më vonë Adriatiku arriti të krijonte një ndarje të vogël.

Adriatiku pohon se punonjës të bashkisë kishin shkuar për të marrë fëmijët nga aty. Megjithatë, as ai dhe as nëna e fëmijëve nuk japin arsyet pse fëmijët nuk duhet të jetojnë aty dhe sidomos me Adriatikun. Nëna thotë se ka ndjekur zemrën dhe se mosha nuk është problem, duke e quajtur “moshën në dashuri një numër këpuce.”

Sipas punonjëseve të shërbimit social, Adriatiku ka një të shkuar të errët dhe është i rrezikshëm por informacionet janë konfidenciale dhe nuk mund të bëhen publike.