Vritet shqiptari që vrau policin serb! Mediat serbe nxjerrin fotot

Është konfirmuar! Faton Hajrizi, i cili qëlloi për vdekje një polic serb, është ekzekutuar nga njësia speciale serbe, pranë kufirit me Bosnje-Hercegovinën. Mediat serbe dhe zëvendëskryeministri Ivica Daçiç thonë se vrasësi i policit serb, Faton Hajrizi është ekzekutuar në përpjekje për tu larguar, në një fshat serb.

“Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e policit në afërsi të Loznicës”, tha Daçiç.

Shqiptari, po përpiqej të arratisej, kur është qëlluar me breshëri nga policët serbë. Këta të fundit e kanë fotografuar të vrarë dhe fotoja e të ndjerit është publikuar në dhjetra media në Serbi.

Faton Hajrizi, një natë më parë tha se nuk dorëzohet i gjallë tek serbët. Sipas policisë serbe, ai ka qëlluar sërish ndaj tyre dhe prandaj ata e kanë vrarë.