Fier/ I riu tërheq prej flokësh një vajzë

Një qytetar ka filmuar ditën e djeshme, në Darezezë të Fierit, një të ri, i cili shihet duke kapur prej flokësh një vajzë. Ngjarja ka ndodhur, pasi personat kanë mbaruar plazhin. Siç edhe shihet nga pamjet, djali kap nga flakët vajzën dhe e tërheq.

Sipas dëshmisë së mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, i riu e ka dhunuar edhe më përpara vajzën, por dëshmitari nuk ka arritur ta kapë dot me video.

Megjithatë, nuk dihet se çfarë ka ndodhur realisht mes këtij çifti.