24-vjeçari nga Tirana dyshohet se ka përdhunuar një 20-vjeçare në plazh

Një 24-vjeçar është ndaluar nga policia e Himarës pasi dyshohet se ka përdhunuar një 20-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e quajtur “Maraç” të Himarës, dhe i riu banues në Tiranë, dyshohet ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Himarë ndaloi shtetasin 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në plazhin e quajtur “Maraç”, Himarë, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, pa dëshirën e saj.