Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40
Share

Share
Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze
Kryeministri Edi Rama vazhdon spektaklin e emërimeve dhe shkarkimeve në qeveri, ku duket se besnikët dhe lavdëruesit e tij shpërblehen me poste të rëndësishme. Ilva Gjuzi është rasti më i fundit, e cila sot u emërua zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, pavarësisht se duket se karriera e saj nuk është ndërtuar mbi meritokraci, por mbi lavdërime për Ramën.

Kjo u konfirmua vetëm pak ditë më parë, kur Gjuzi, e ftuar në një emision deklaroi se kryeministri është “10 hapa përpara të tjerëve” dhe kjo, sipas saj, është një e metë e tij. Ky lloj diskursi duket se është shpërblyer, pasi sot Gjuzi ka marrë një post të rëndësishëm brenda kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, teksa Rama promovon njerëz të afërt, ai ka vendosur të indeksojë pensionet duke nisur nga muaji tetor. Sipas vendimit të fundit të qeverisë, pensionet do të rriten me 4.1%. Kjo rritje përkthehet në një përfitim modest për pensionistët shqiptarë, të cilët, përkundër nevojave të tyre të përditshme, do të marrin një rritje simbolike.

Pensionistët urbanë do të përfitojnë rreth 752 lekë më shumë, duke kaluar nga pensioni mesatar prej 18,241 lekësh në 18,993 lekë në muajin e ardhshëm. Në zonat rurale, rritja është edhe më e ulët, me vetëm 453 lekë shtesë. Kështu, pensioni mesatar në fshat do të rritet nga 11,051 lekë në 11,504 lekë.

Në një kohë kur shumë qytetarë ndihen të zhgënjyer nga rritja e pamjaftueshme e pensioneve, që nuk mbulon as përballjen me rritjen e çmimeve, postet e qeverisë duket se shpërndahen për ata që dijnë si të lavdërojnë kreun e ekzekutivit.