“TikTok”-erja qau kur mori vesh kuptimin e tatuazhit që kishte bërë në Fixhi

Një australiane, e njohur në TikTok si Amy Dickinson, qau pasi mori vesh kuptimin e tatuazhit që kishte bërë gjatë pushimeve në Fixhi.

Amy, e cila ka mbi 95,000 ndjekës, kërkoi ndihmë nga ndjekësit t’i përkthenin tatuazhin që sipas saj, e bëri spontanisht.

“Ju lutem, mund të më tregojë njeri se çfarë do të thotë ky tatuazh?”

Tatuazhi lexon “Matanivola Levu” dhe ndodhet në pjesën e sipërme të kofshës.

Një nga ndjekësit e ndihmoi dhe i tregoi se “Matanivola Levu” do të thotë “Shkronja të mëdha”.

Videoja mori komente të ndryshme, ku disa e shihnin situatën me humor, veçanërisht pasi tatuazhi ishte shkruar në shkronja të vogla.

“Unë jam spontane dhe ndonjëherë është gjë e mirë, por ka raste nuk është gjë e mirë. Tani kam një tatuazh që do të thotë ‘shkronja të mëdha’. A ka ndonjë kuptim tjetër apo është vërtetë ‘shkronja të mëdha’?”, pyeti ajo në video, ndërsa pranoi se kishte bërë gabim duke vepruar pa menduar. Megjithatë, e mori me sportivitet këtë përvojë të pazakontë.