Në shënjestër baza ajrore Ramat David/ Libani dhjetëra raketa drejt Izraelit

Tel Aviv- Ushtria izraelite njofton se sirenat kundër raketave kanë rënë në shumë fshatra dhe qytete në veri të Izraelit. Këtë e kanë raportuar mediat izraelite.

Sipas ushtrisë izraelite, rreth 10 raketa u hodhën nga Libani në veriun e thellë të Izraelit (Lugina e Jezreelit). Nëntë nga dhjetë u rrëzuan.

Sipas zyrtarëve të IDF, sulmi i mbrëmshëm ndaj Izraelit kishte në shënjestër bazën ajrore Ramat David, e vendosur në jugperëndim të Nazaretit dhe në veri të Afula. Nuk u raportohet për asnjë dëmtim të drejtpërdrejtë në bazë.

Ndërkaq sipas burimeve arabe, Hezbollahu në sulmin në veri të Izraelit përdori raketat Fajr-5 për herë të parë që nga viti 2006, 90 kilogramë eksploziv dhe një rreze veprimi prej 75 km.