Betejë me armë në një klub nate në Itali, vritet 19-vjeçarja, plagosen tre të tjerë

ITALI- Një konflikt që ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se të shtënat kanë ndodhur në një klub nate në Molfetta.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 19-vjeçare dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Nga të plagosurit një 20-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa dy të tjerët jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet për ngjarjen po koordinohen nga prokuroria antimafia e Barit, pasi dyshohet se në ngjarje janë përfshirë anëtarë të një grupi mafioz nga Japigia.