Turistja kanadeze përdhunohet nga një 16-vjeçar shqiptar dhe një bullgar

Dy të rinj, njëri prej tyre shqiptar, janë arrestuar nga policia në Korfuz, pas denoncimit për përdhunimin e një turisteje nga Kanadaja.

Sipas mediave greke, 26-vjeçarja ka denoncuar në polici se në orët e para të së dielës është përdhunuar nga një 16-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 18-vjeçar nga Bullgaria në zonën e Emporikos.

Pas denoncimit, dy të rinjtë u arrestuan menjëherë dhe pritet të dalin në prokurori mesditën e sotme. Hetimet paraprake për këtë ngjarje po kryhen nga policia e Korfuzit.