‘Qelbësirë, mos e prek deputeten me dorë’! Noka sherr me gardistët: Banditë, urrejtje ndaj opozitës

Një incident i fortë ka ndodhur në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, në hyrje të sallës së seancave plenare, ku deputetë të opozitës janë ndaluar nga efektivët e Gardës për të marrë pjesë në seancë.

Sorina Koti, Greta Bardeli dhe Elda Hoti, ishin 3 ligjvënëset e PD-së, që kanë tentuar në hyjnë në Kuvend, por janë ndaluar nga gardistët.

“Kjo që po ndodh aty është monstruozitet. Ne jemi në aksion politik duhet të na mirëkuptoni”, i është drejtuar Flamur Noka, kolegëve socialist, ndërsa më pas ka shpërthyer ndaj efektivëve të Gardës.

“O qelbësirë, mos e prek deputeten me dorë. Bandit, o bandë”, iu drejtua Noka, teksa tha se Elda Hoti, Sorina Koti dhe Greta Bardeli nuk kanë masa nga Komisioni i Etikës.

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimi e 37-vjeçarit shqiptar Ermal Meko në Greqi. Siç raportojnë mediat greke Meko u arrestua në vitin 2011 në Greqi për disa akuza si vrasje, tentativë vrasje, grabitje e drogë.

Gjithashtu 37-vjeçari pasi ka kryer tetë vite burg, në 2019 është liruar nga burgu dhe është riatdhesuar në Shqipëri. Ndërkohë që në Shqipëri ka ndërruar mbiemrin dhe me identitet të ri është futur sërish në Greqi.

Ndërsa granatat që iu gjetën gjatë arrestimit nga policia greke, mësohet se kanë qenë të prodhuara në bllokun lindor. Por në deklaratën e tij Meko është shprehu se granatat e ka blerë në sheshin “Viktoria” në Athinë dhe do i shishte për të blerë drogë pasi është përdorues.