Po kalonte te vizat e bardha/ Furgoni përplas këmbësoren

VLORË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, në rrugën “Transballkanike”. Mësohet se një grua rreth të 60-ve është përplasur nga një mjet furgon. Siç raportohet këmbësorja në momentin e përplasjes ka qenë duke kaluar te vizat e bardha.

E moshuara ka marrë dëmtime në trup dhe është dërgua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Gjithashtu ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur veprimet procedurale dhe hetimet aktive, teksa ka shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit furgon, i cili për shumë minuta ka qëndruar brenda makinës, derisa janë kryer veprimet paraprake.