Sulmet izraelit në Bregun Perëndimor/ Humbin jetën 18 palestinezë, mes tyre edhe kreu i Hamasit

IZRAEL- Ushtria izraelite tha me anë të një deklarate se forcat e saj ajrore kishin vrarë kreun e rrjetit të Hamasit të Tulkarmit në Bregun Perëndimor, ndërsa Ministria palestineze tha se të paktën 18 palestinezë kishin humbur jetën në sulmin në kampin e refugjatëve.

Ushtria e identifikoi zyrtarin e Hamasit si Zahi Yaser Abd al-Razeq Oufi. Qeveria palestineze bëri thirrje për veprim urgjent ndërkombëtar për të ndaluar masakrat në përshkallëzim kundër popullit të saj, thuhet në një deklaratë.

Zëdhënësi zyrtar i presidencës palestineze gjithashtu dënoi sulmin, tha agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke shtuar se ato sulme nuk do të sjellin siguri dhe stabilitet për askënd, por do ta shtojnë dhunën në rajon/

Dhuna është rritur në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Gaza, me operacione pothuajse të përditshme nga forcat izraelite, përfshirë mijëra arrestime dhe përleshje të rregullta me armë midis forcave të sigurisë dhe palestinezëve.