Një ngjarje e rëndë ka ndoshur në Elbasan ku një 53-vjeçar ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N.Ç., 53 vjeç, i cili dyshohet se e ka zënë poshtë pema që po priste me motosharrë, në malin Valmar.
53-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, ku ndërroi jetë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.