Moti i keq në vend/ Reshje të dendura shiu në veri të vendit

LEZHA- Lezha është përfshirë nga reshje të dendura shiu ditën e sotme të cilat kanë krijuar përmbytje në disa zona në qytet. Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk e përballoi nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të vërshojë nëpër rrugë. Situata më problematike paraqitet në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dhe në bllokun e banimit ’11 Janari’ në lagjen ‘Besëlidhja’.