Aksident i rëndë trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në aksident të përfshira ishin disa automjete.

Si shkak i këtij aksidenti dyshohet të ketë edhe viktima.

Në lidhje me këtë aksident, lajmi.net ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por që nuk janë dhënë ende detaje.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në afërsi të daljes së Suharekës./Lajmi.net/