‘Më thanë përfundo punën’/ Dëshmia e zhytësit shqiptar që nxori nga deti 150 kg kokainë në Norvegji

Zbardhen dëshmitë e zhytësit shqiptar nga Saranda që u dënuar në Norvegji me 15 vite burg pasi nxori nga deti 150 kg kokainë.

Advertisements

47-vjecari Saimir Kushova, një zhytës profesionist i dënuar në qershor të këtij viti me 15 vjet burg në Norvegji, u kap nga autoritetet vendase bashkë me 5 shqiptarë të tjerë teksa nxorën nga një anije që vinte nga Brazili, plot 150 kg kokainë.

Advertisements

Teksa po vuan dënimin në Norvegji, një tjetër proces penal vazhdon ndaj tij në Sarandë, ku Prokuroria e qytetit ka ngritur akuzë për ‘shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë’, lidhur më vdekjen e 29-vjecares angleze Rebecca Gannon në shtator 2022 në Gjirin e Sarandës, e cila po zhytej me ekspeditën private të Kushovës.

Bashkë me Kushovën rezulton e arrestuar edhe një femër shqiptare 33 vjeç, e dënuar me 4 vjet e 9 muaj burgim. Këta të dy shkuan në Norvegji ku u pritën nga 4 shqiptarë të tjerë, për të përmbyllur ‘misionin’ tek anija ‘Nordloire’. Sipas hetimeve të kryera nga autoritetet norvegjeze, Kushova dhe 33-vjeçarja kishin udhëtuar në Francë, Spanjë dhe Itali përpara udhëtimit për në Norvegji.