Aksident në seri në rrugën Tiranë-Elbasan. Radhë të gjata trafiku

TIRANA- Një aksident është regjistruar në rrugën Tiranë-Elbasan nga ku mësohet se tre automjete janë përplasur dhe njëra është përmbysur. Nga ky aksident nuk raportohet për të lënduar momentalisht.

Ndërkohë, shkak i aksidentit dyshohet lagështira në rrugë teksa është krijuar radhë kilometrike në drejtim të Elbasanit pas kësaj përplasjeje.