E pazakontë/ Doktori i njohur i injektoi helmin në vaksinë të dashurit të nënës së tij

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli ku një doktor i njohur pranoi akuzën për vrasjen e të fejuarit të nënës së tij të moshuar, që ishte pengesa e fundit për një trashëgimi.

Sipas medieve të huaja mësohet se ai i injektoi një helm të maskuar si vaksinë.

Prokurorët njoftuan se Thomas Kwan ishte maskuar duke u hequr si infermier i komunitetit që shpërndante vaksinat e pandemisë, dhe injektoi Patrick O’Hara me substancën toksike, që ishte një pesticid.

72-vjeçarit O’Hara iu injektua toksina që shkaktoi një “sëmundje të rëndë e gjeneruese të mishit” u tha në gjykatën e Newcastle në veri të Anglisë.

53-vjeçari Kwan fillimisht i mohoi akuzat e tentativës së vrasjes por më pas ndryshoi qëndrim kur prokurorët e përballën me argumente.

Thomas Makepeace i akuzës, u shpreh se Kwan ishte një doktor familjeje “i respektuar dhe me eksperiencë” në Neëcastle.

Avokati i tij dëshmoi se kishte përdorur “njohuritë e tij enciklopedike” për të vrarë O’Hara, që ishte një pengesë e mundshme që Kwan të trashëgonte pasurinë e nënës pas vdekjes.

“Siç do të ndodhte me secilin nga ne, O’Hara i besoi gënjeshtrës dhe nuk kuptoi asgjë”, tha prokurori, duke shtuar se O’Hara ishte detyruar me pas të priste një pjesë të krahut të injektuar për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

Këan u identifikua më pas në kamerat e sigurisë dhe në shtëpinë e tij u gjetën një seri kimikatesh helmuese, duke përfshirë arsenik apo mërkur i lëngjshëm dhe ingredientë për të krijuar ricinë.

Pritet që Kwan të marrë dënimin më vonë./ BBC