Dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Levan-Fier, katër të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Levan-Fier, në vendin e quajtur Çesma e Levanit.

Mësohet janë përplasur kokë më kokë dy automjete.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit nga dy autoambulanca.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve ende nuk dihet, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekspertët për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun, pasi njëra prej korsive është bllokuar, duke shkaktuar radhë kilometrike.