Në Berat po kryhen disa punime pranë shtratit të lumit Osum.
Por punimet për zgjerimin e rrugës kanë nxjerrë në pah një problematikë tepër serioze pasi i gjithë shtrati i lumit i ngjan një landfilli mbeturinash dhe gomash makine.
Një qytetar që ka denoncuar këtë problematikë në redaksinë tonë thotë se punëtorët kanë gërmuar anës murit dhe të gjitha mbeturinat, bashkë me gomat e makinave i kanë hedhur në lumë.
Ai u bën thirrje ambientalistëve që të ngrenë zërin për këtë problematikë serioze dhe që dëmton rëndë lumin.
Denoncimi i qytetarit:
Ku jan këta Ambientalistat e partive? Kanë bër murin ata dhe i kan hedh aty, Në anë të murit ku jan makinat eshtë plot me goma , këta kanë gërmuar aty dhe mbeturinat gomat i kan hedh në lumë Punimet i bën shteti