Një qytetar i revoltuar ka denoncuar kushtet e mjerueshme në spitalin Hygea, në pronësi të oligarkut Klod Allajbeu. Përmes disa fotove të dërguara në redaksinë e JOQ, qytetari ka treguar se si pacientët janë të detyruar të presin në këmbë, pasi karriget në zonën e pritjes janë të dëmtuara dhe të papërdorshme.
Ndërkohë që spitali i oligarkut Allajbeu kërkon tarifa të larta për shërbimet e tij, kushtet e ofruara janë larg standardeve të pritshme. Pacientët dhe të afërmit e tyre përballen me mungesë të theksuar të komoditeteve bazike, ndërsa vazhdojnë të paguajnë shuma marramendëse për kujdesin shëndetësor që u ofrohet.
Ky denoncim ngre shqetësime serioze mbi transparencën dhe përgjegjësinë e drejtuesve të institucioneve shëndetësore private, të cilat duhet të përmbushin standardet e duhura për pacientët që i besojnë shëndetin e tyre.