Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Veternik, ku janë përfshirë 11 vetura dhe një kamion, e si pasojë e të cilit 11 persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë ajo.
Në media është publikuar edhe momenti i aksidentit, ku kamioni del nga korsia kryesore dhe godet veturat duke shkaktuar një aksident zinxhiror.
Video Player