Meka, qyteti i shenjtë është përmbytur nga shirat që kanë rënë pandërprerë ditëve të fundit. Meka është qytet me rreth 1.4 milionë banorë në pjesën perëndimore të Arabisë Saudite.
Qendra Kombëtare e Meteorologjisë ngriti në të kuqe nivelin e paralajmërimit për zonat e Mekës, Al-Baha dhe Asir për shkak të reshjeve të dendura të shiut të shoqëruar me bubullima dhe vërshime, të cilat priten të vazhdojnë deri në orët e mbrëmjes.
Meka u godit nga një stuhi që nuk shihet shpesh në këtë zonë, me shembje trafiku, rrëzuar pemë dhe shumë probleme të tjera të shkaktuara nga stuhia./Indeksonline/