Një burrë nga Gjakova ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij, më 11 tetor. Në raportin 24 orësh thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar. Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.