Policia ka raportuar se një grua në Pejë është dhunuar nga një i dyshuar.
Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në QKUK.
“DHUNIM- Pejë 11.10.2024-23:00. Raportohet se një femër kosovare ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar. Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”