Të rinjtë janë kthyer në pacientët më të shpeshtë të mjekëve psikiatër. Rastet janë shtuar. Një mjek kryen rreth 25 vizita në ditë dhe mosha që dominon është ajo nga 20 në 40 vjeç. Ankthi është problem më i shpeshtë që shfaqin.
“Jeta e tij prishet cilësisht, kompromentohet gjumi, oreksi, mendimi, emocioni, humori, irritohet shpejt, ka dhimbje te shpeshta koke, ndjesinë e ankthit klasik. Janë të gjitha shenja në horizont për të kërkuar ndihmë.
Moshat e reja, ato dominojnë, për shkak jo vetëm të problemeve që koha i ka, te përdorimi i substancave, por dhe për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike që një i ri përball sot në realitetin shqiptar…”.
Të prekurit nga ankthi shpesh përjetojnë frikë e shqetësim të tepruar që iu shkakton probleme në jetën familjare, sociale, shkollë dhe punë. Çrregullimi thonë mjekët mund të trajtohet, por shumë të rinj paragjykojnë medikamentet.
Paragjykohen se dikur duke qene me e lehtë rruga per ne farmaci kane krijuar varësi, kjo rrugë duket se nuk funksionon me si dikur dhe pse raste sporadike ka…”
Thirrja është shume here me mire të pranojmë problemin, ta flasim dhe të kerkojnë ndihmë, në kohen e duhur tek profesionisti i duhur pa shtuar kohen e vuajtjes për te gjet problemin dhe trajtuar sa më shpejt.
Në qendër të fushatave ndërgjegjësuese për shëndetin mendor këtë vit Organizata Botërore e Shëndetësisë vuri theksin tek lidhja e ngushtë e tij me punën duke apeluar për mjedise mbështetëse për të përmirësuar mirëqenien e ekipit dhe rritjen e produktivitetit.