Dashi
Nëse vendosni vetëm gjysmën e energjisë, entuziazmit dhe frymëzimit që ndjeni në punët tuaja të përditshme, do të keni rezultate të mira. Do të ketë shumë përparim dhe më në fund do të duket sikur planet e bëra në të kaluarën do të realizohen të gjitha.
Demi
Nuk ju intereson se pse ka ndodhur një vonesë. Ajo që ka rëndësi për ju është se një pjesë e problemit ka marrë fund dhe gjërat po shkojnë pak më mirë tani. Jeni ende përpara disa sfidave, por më në fund po shihni lëvizje.
Binjakët
Aftësia për të shprehur mendimet dhe ndjenjat tuaja në mënyrë të artikuluar do t’ju shërbejnë për mirë në situata të tensionuara dhe stresuese. Jo vetëm kjo, por do ta keni të lehtë të kuptoni se çfarë po përpiqen të thonë njerëzit e tjerë. Do t’ju kërkohet të merrni përgjegjësinë për një ngjarje.
Gaforrja
Nuk ka rëndësi se çfarë po bëni, por nuk jeni aq të zënë sa për të mos kaluar pak kohë me ata që kanë nevojë për ju. Një partner ose mik i ngushtë do të vërejë dhe vlerësojë gatishmërinë tuaj për t’i lënë planet tuaja në një anë, në mënyrë që t’i ndihmoni ata. Një bisedë e mirë i mban marrëdhëniet e ngushta në një nivel të barabartë.
Luani
Çfarëdo që zgjidhni të bëni, po e bëni sepse dëshironi dhe jo sepse jeni të detyruar ta bëni. Miqtë gëzojnë shoqërinë tuaj. Kënaqësitë e vogla do t’ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur. Nëse nuk mund të dilni, shijoni një masazh ose porosisni ushqim të mirë. Do të ndiheni më mirë.
Virgjëresha
Do të përqendroheni aq shumë në një punë, saqë kjo mund t’ju bëjë të humbisni në të. Nuk do të doni të humbisni një ngjarje ose takim. Dikush nuk do t’i besojë justifikimet tuaja edhe pse jeni të sinqertë. Do të keni shumë arsye për të qeshur më vonë gjatë ditës.
Peshorja
Ndalo përpara se të marrësg një angazhim afatgjatë ose të biesh dakord me sugjerimet e dikujt tjetër. Ju nuk keni pse të ndiqni turmën dhe nuk keni pse të bëni atë që po bëjnë miqtë tuaj. Pavarësia do t’ju shërbejë për mirë mirë. Bërja e zgjedhjeve të zgjuara për veten tuaj do t`ju bëjë të fitoni respekt nga ata që kanë rëndësi.
Akrepi
Shumë kohë e kaluar vetëm mund t’ju shtyjë drejt analizimit të gjithçkaje në jetën tuaj: punës, marrëdhënieve, jetës familjare dhe financave. Nga ana tjetër, mund të përfundoni duke u ndjerë disi negativ dhe i pasigurt. Një shoqëri e mirë do t’ju ngrejë humorin. Nëse duhet të bëhen ndryshime, mund ta bëni këtë gradualisht.
Shigjetari
Nuk ka rëndësi se çfarë po bëni, por nuk jeni aq të zënë sa për të mos kaluar pak kohë me ata që kanë nevojë për ju. Një partner ose mik i ngushtë do të vërejë dhe vlerësojë gatishmërinë tuaj për t’i lënë planet tuaja në një anë, në mënyrë që t’i ndihmoni ata. Një bisedë e mirë i mban marrëdhëniet e ngushta në një nivel të barabartë.
Bricjapi
Ndoshta do t’ju duhet të mbuloni një koleg që është me raport, ose të ndihmoni një të afërm të vjetër që nuk mund t’ia dalë dot vetëm. Sido që të jetë çështja, do të jetë qetësia juaj dhe qasja praktike ajo që do të zgjidhë problemet e një personi tjetër.
Ujori
Dikush që mendonit se mund t’i besoni, ju ka mashtruar dhe kjo do t’ju shqetësojë. Për më tepër, do të kuptoni se ju është dashur pak kohë për të parë se çfarë po ndodh. Pasi mërzitja dhe zemërimi të kenë kaluar, do të dini saktësisht se çfarë do të bëni për t’u marrë me këtë çështje.
Peshqit
Po pyesni veten pse shefat nuk ishin të përgatitur për problemet që po ndodhin tani. Ishte e qartë se do të shkaktoheshin ndërprerje dhe vonesa kur çështjet e së kaluarës nuk ishin adresuar. Ata në pozitat e drejtuesit do të shikojnë se si mund të veprojnë për të shmangur zhgënjimin e mëtejshëm.