Situata e zjarreve, 3 vatra aktive në vend. Në Devoll, flakët favorizohen nga era dhe terreni i vështirë

Temperaturat e larta dhe thatësira në këtë periudhë ka shtuar edhe rrezikun e aktivizimit të vatrave të zjarrit në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë aktivuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 18 prej tyre.

Aktive mbeten ende dhe 3 vatra të tjera, ku më problematikja është ajo në Devoll, ku flakët favorizohen për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se Emergjencat civile, Forcat e Armatosura dhe ato të shërbimit pyjor po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të këtyre vatrave.

Aktualisht aktive janë vatrat e zjarrit në fshatin Pregjë-Lurë, në Dibër, fshatin Shënmëri të bashkisë Mirditë si dhe zjarri midis fshatrave Goranxi dhe Derviçan, në Dropull të Poshtëm.

Ministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve si dhe të raportojnë te autoritetet kur shohin vatra të vogla zjarri në mënyrë që të shmanget përhapja e tyre në sipërfaqe më të gjerë.